12:32 / E Martë, 14 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Grupi i Unitetit pas përfundimit të balotazhit, vazhdimi i dialogut në rrjedhë e sipër

Grupi i Unitetit pas përfundimit të balotazhit, vazhdimi i dialogut në rrjedhë e sipër

Ditë më parë është rapotuar se Blerim Shala, është emëruar si organizator në ekipin negociator të dialogut Kosovë-Serbi.

Por një gjë del të jetë e pavërtetë.

Nga burime të Indeksonline  brenda presidencë së Kosovë bëjnë të ditur se ky vendim nuk është ndërmarrë asnjëherë dhe se Shala nuk  është emëruar në këtë pozitë. Madje bëhet e ditur se Shala është njëri ndër njerëzit kryesore që merret nga afër me çështjen e shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcën e Armatosur të Kosovës, apo mundësimin që një ditë Kosova të ketë Ushtrinë e saj.

E tashmë janë bërë saktësisht shtatë muaj që nga ndërprerja e dialogut Kosovë-Serbi, pas arrestimit që në muajin mars iu bë liderit të AAK-së,kryeministrit të tanishëm të vendit, Ramush Haradinajt.

Pikërisht në Kuvendin e Kosovës u morr vendimi që dialogu të ndërpritet, kështu duke mos vazhduar as shtatë muaj më vonë, përderisa çështja se kush do të përfaqësojë Kosovën tash e tutje në dialog , mbetet ende e pavendosur.

Sipas raportimeve është thënë se dialogu do të udhëhiqet pikërisht nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi, por që një vendim i prerë për këtë nuk është marrur pasi dialogu vazhdon të mbetet ende i varur në formimin e Grupit të Unitetit, që presidenti Thaçi ka paralajmëruar kohë më parë.

E siç mëson Indeksonline, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë i mundur të vazhdojë tani dhe se formimi i këtij Grupi të Unitetit do të jetë i mundur vetëm pas daljes së rezultateve të  balotazhit dhe përfundimit të procesit të tërë të votimeve.

Gjithashtu bëhet e ditur se  formimit të këtij grupi do t’i duhet vetëm edhe pak kohë, dhe menjëherë pas përfundimit të rezultateve dhe vendosjes së gjithë kryetarëve të komunave në Kosovë, do të dilet me informacionet e para për atë se kush do të jetë pjesë e këtij Grupi të Unitetit.

E çështja e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, është njëra ndër porosit e vazhdueshme të të gjithë përfaqësuesve të huaj.

E njëjtë ka qenë edhe porosia e Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomacinë Publike Tacan Ildem, i cili ka thënë sot se NATO , i jep një rëndësi të madhe dialogut në mes dy vendeve./Indeksonline/