14:23 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Grupi i Unitetit të Serbisë mban takimin e radhës për dialogun me Kosovën

Sot në Novi Sad është mbajtur takimi i radhës i Grupit të Unitetit serb, në të cilin u diskutua për dialogun me Kosovën, që mbahet në Bruksel, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Atje presidenti serb, Aleksandar Vucic ka mbledhur përfaqësuesit politik për të biseduar për gjendjen aktuale dhe hapat që duhet t’i marrin për të dërguar shtetet drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Në takim ishin intelektual, shkrimtarë, artistë, përfaqësues të shoqërisë civile, sociolog, ekonomistë, e filozof.
Prej tyre, 26 mbajtën fjalime nga 10 minuta. /Indeksonline/