16:21 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Grupi Parlamentar i AAK-së: Operacionet si në OVL të UÇK-së janë të panevojshme dhe të padinjitetshme

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në zyrat e OVL të UÇK-së.

Ata thonë se operacionet e tilla janë të panevojshme dhe të padinjitetshme, shkruan Indeksonline.

“Republika e Kosovës, populli i saj e në veçanti luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë. Përkundrazi, ne gjithmonë kemi qenë në anën e saj, pasi që vet ishim viktimë e agresorit serb”.

“Edhe pse, duke nisur prej liderit tonë Ramush Haradinaj, shumë luftëtëtarë padrejtësisht u akuzuan e u trajtuan në gjykata ndërkombëtare, ata asnjëherë nuk i kanë ikur ftesës së organeve të rendit dhe drejtësisë”.

“Andaj, apelojmë që të mos ndodhin më operacione të tilla sikur ky që ndodhi sot”.