Sllovenia do të tërheq njohjen e Palestinës, planifikon hapjen e ambasadës në Jerusalem
Kryeministri slloven, Janez Janša, njoftoi një ndryshim në politikën e jashtme të vendit, në një intervistë me gazetën izraelite Israel Hayom.
Ai premtoi të ngrijë ose të tërheqë njohjen e Palestinës, dhe të zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, raportojnë mediat sllovene.
Jansha kritikoi vendimin e qeverisë së mëparshme për të njohur shtetin palestinez, duke e quajtur atë të paligjshëm.
“Qeveria e krahut të majtë që ishte në pushtet në Slloveni vitet e fundit e njohu shtetin palestinez kundër ligjeve sllovene. Ne do ta respektojmë ligjin dhe do ta ngrijmë vendimin e tyre të paligjshëm”, tha Jansha. “Ne e vendosëm këtë si kusht për të hyrë në koalicion dhe të gjithë ranë dakord për këtë”, shtoi ai.
Sllovenia e njohu zyrtarisht Palestinën si shtet të pavarur dhe sovran më 4 qershor 2024.
Parlamenti slloven votoi për ta njohur atë pasi qeveria e kryeministrit Robert Golob e paraqiti vendimin për procedurë si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.
Një nga planet kryesore të qeverisë së re është zhvendosja e ambasadës sllovene në Jerusalem.
Kjo do ta bënte Slloveninë anëtaren e parë të Bashkimit Evropian që bën një veprim të tillë.
Vetëm disa vende kanë aktualisht ambasada në Jerusalem: SHBA-ja, Kosova, Guatemala, Hondurasi, Paraguai dhe Papua Guinea e Re.

