10:05 / E Enjte, 12 Shtator 2019

Grushte në Ferizaj, arrestohen 5 persona, kurse 6 përfundojnë në spital

Brenda 24 orëve në Ferizaj janë arrestuar pesë persona pasi ata kanë sulmuar fizikisht disa persona të tjerë.

Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, të cilat kanë ndodhur mbrëmë.

Ferizaj 11.09.2019-20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj k/shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje për shkaqe ende të panjohura i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat të cilët si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”.

Rasti tjetër ka ndodhur po të njëjtën ditë në orën 18:20.

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj k/shqiptarë, të cilët së bashku me një të dyshuar tjetër i kanë sulmuar fizikisht katër viktimat meshkuj K/Shqiptarë, të cilët si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./Indeksonline/

(Foto Ilustrim)