75 Mall Live Search
09:21 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / Gj Sh

Guardiola: 19 tituj në 10 vjet nuk është keq

Pep Guardiola është trajneri i cili ka fituar çdo trofe të mundshëm që kur u bashkua me Manchester Cityn.

Tekniku spanjoll sot kërkon trofeun e 20-të, ku luan finalen e FA Cup, ndaj Chelseas, shkruan IndeksOnline.

Para finales, Guardiola tha se është e mrekullueshme të fitosh 19 tituj në 10 vite, derisa foli edhe për largimin e mundshëm gjatë kësaj vere.

“Epo, 19 tituj në 10 vjet nuk është keq. Ata e dinë që, s’kanë nevoj me prit kur po iki, e dinë që ka qenë argëtuese!. Ka qenë e mrekullueshme! Të luftosh për titullin e 20-të, nuk është keq”, ka deklaruar Pep Guardiola./IndeksOnline/