17:55 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Guardiola dënohet me 20 mijë funta, sherri i xhemperit që kishte veshur!

Pep Guardiola duhet të paguajë 20,000 funta gjobë. Ky është dënimi që i është kumtuar sot nga Federata Angleze pasi që ishte shfaqur në një konferencë me një xhemper që sipas FA kishte një mesazh politik.

Pep kishte veshur të mërkurën xhemperin me logon e simbolit të pavarësisë së Katalonisë. Guardiola ka paralajmëruar se do ta veshë përsëri këtë xhemper duke thënë se kërkon drejtësi për të burgosurit që sipas tij po mbahen padrejtësisht në burgje.

“Nëse UEFA, FIFA dhe FA duan të më dënojnë mua, le të vazhdojnë ta bëjnë këtë sepse unë do ta veshë përsëri këtë xhemper me atë logo. Mos harroni djema se njerëzit që kërkojnë liri, njerëzit që mbrojtën të drejtën e votës, ndodhen ende në burgje dhe sigurisht se unë do t’i përkrahë ata. Ata e kanë mbështetjen time të plotë” ka thënë Guardiola./Indeksonline/

Temat: