75 Mall Live Search
11:41 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Edhe më vështirë për Muriqin, Pep ia gjen konkurrentin

Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e Zack Steffen nga Columbus Crew.

Portieri i talentuar, do t’i bashkuar Man Cityt në korrikun e vitit të ardhshëm për një shumë rekorde në MLS për portierë.

Steffen, ka bërë gjashtë paraqitje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe është emëruar në skuadrën më të mirë të këtij sezonin në MLS, transmeton IndeksOnline.

Ai do t’i bashkohet kampionit të Anglisë në një marrëveshje katër-vjeçare në afatin kalimtar veror, saktësisht më 9 korrik të vitit 2019.

Kështu, ai do të jetë konkurrenti i ri Arijanet Muriqit te ”Qytetarët”, dhe mbetet të shihet se cilin do ta favorizojë Pep Guardiola.

Përndryshe, besohet se shuma që Columbus Crew do ta përfitojë nga shitja e Steffen është shuma më e madhe që ka marrë në historinë e klubit./IndeksOnline/