15:33 / E Shtunë, 31 Korrik 2021 / OSH

Guardiola do ta sakrifikojë Silvan për Grealishin

Merkato e kësaj vere është e kushtëzuar për shkak të krizës financiare që kanë klubet prej pandemisë, por mund themi se tregu i kësaj vere është një ndër më të paparashikueshmit.

Te Manchester City mund të ndodhë gjithçka.

Teksa Guardiola po bën maksimumin për të blerë Jack Grealish, disa yje të ekipit mund të lënë “Etihad Stadium”.

Një prej tyre është edhe Bernardo Silva. Ylli portugez është zgjedhje e dytë për Guardiolan dhe kërkon një tjetër aventurë, ku të jetë më i rëndësishëm.