75 Mall Live Search
21:30 / E Hënë, 18 Maj 2026 / L A

Guardiola drejt largimit nga Manchester City

Pep Guardiola me shumë gjasë do të largohet nga Manchester City.

Rrugëtim ky i cili zgjati një dekadë, duke u larguar kështu si një nga trajnerët më të mirë që ka pasur kjo skuadër.

Sipas “Daily Mail”, ndeshja e fundit e sezonit ndaj Aston Villës do të jetë ajo që mbyll kapitullin e tij në Angli, me Enzo Marescan dhe Vincent Kompanyn emrat që janë të lidhur si zëvëndësues potencial të Guardiolës.

Guardiola, në kohën e tij si trajner i Cityt ka fituar gjithçka, përfshirë dhe “Tripletën” në vitin 2023./IndeksOnline/