16:33 / E Martë, 14 Korrik 2020 / C E

Guardiola e zbulon se a do të largohej nga City nëse CAS do të vendoste kundër

Gjatë ditës së djeshme, Manchester City ka marrë një lajm shumë të mirë, ku CAS pranoi ankesën e tyre në lidhje me ndalimin dy vjeçar për të marrë pjesë në garat evropiane.

Trajneri i Manchester Cityt e ka komentuar këtë vendim, ku ndër të tjerash tha se do të qëndronte në “Ettihad” edhe nëse vendimi do të ishte ndryshe.

Jam tepër i lumtur me vendimin . Ajo dëshmon se gjithçka që njerëzit thanë për klubin nuk ishte e vërtetë. Ne do të mbrojmë atë që kemi fituar në fushë“, ka thënë Guardiola.

Nëse do të kishim shkelur lojën e ndershme financiare, ne do të ishim përjashtuar dhe do ta pranonim atë. Por ne u mbrojtëm sepse ishim të drejtë: ne mund të luajmë në Champions League sezonin e ardhshëm sepse kemi vepruar si duhet“.

Një muaj më parë thashë që edhe unë do të mbes pa Ligën e Kampionëve. Dikush tha që ne do të përjashtohemi. Unë do të kisha qëndruar edhe në atë rast“, ka përfunduar Guardiola.

Manchester City është ende në garë në Ligën e Kampionëve dhe ka një avantazh prej 1-0 ndaj Real Madridit pas ndeshjes së parë. Ata gjithashtu kanë siguruar pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm. /IndeksOnline/