08:29 / E Premte, 03 Maj 2024 / G T

Pochettino ka filluar ta fitojë besimin e tifozëve, kështu e motivoi Noni Madueken pas ndeshjes mbrëmë

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore ndaj Tottenham Hotspur mbrëmë me rezultatin 2:0 në ndeshjen e mbetur të javës së 26-të në Premier League.

Maurizio Pochettino ka filluar t’i fitojë zemrat e tifozëve “blue” me këtë fitore ndaj rivalit lokal, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, trajneri argjentinas pati një bisedë me lojtarin e tij, Noni Madueke – i cili zhvilloi një paraqitje tejet të mirë dhe mbeti në fushë deri në fund.

Ai e përgëzon lojtarin anglez i cili u vlerësua me notën 7.6 në fitoren e mbrëmshme në “Stamford Bridge”.

22-vjeçari gjatë këtij sezoni në Premier League ka zhvilluar 19 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist.

Kujtojmë që pas fitores së Chelseat mbrëmë janë rritur gjasat për ta zënë një vend në garat e UEFA-s, pasi ata janë në pozitën e 8-të me 51 pikë, tri më pak se vendi i 6-të, Manchester Unitedi (54)./Indeksonline/