10:02 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

Guardiola flet për Bellingham: Ai është gënjeshtar, nuk është në moshë 17-vjeçare?!

Pep Guardiola ka folur mbrëmë pasi siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të UEFA Champions League për herë të parë si trajner i Manchester Cityt.

Klubi anglez mposhti 2 me 1 skuadrën e Borussia Dortmundit, shkruan IndeksOnline

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi talenti 17-vjeçar, i cili bëhet lojtari i dytë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon në këtë moshë të re.

Për talentin anglez ka folur edhe trajneri Pep Guardiola. Madje spanjolli thotë se Bellingham po gënjen për moshën e tij.

“Nuk mund ta besoj. Ai është një gënjeshtar. Është shumë i mirë për t’i pasur vetëm 17-vite”, ka thënë Pep.

Kujtojmë që City do të luaj me Paris Saint-Germain në gjysmëfinale./IndeksOnline/