Guardiola flet për herë të parë pasi u zyrtarizua largimi i tij nga City
Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City.
Largimi i tij vjen pas 10 vitesh si trajner, duke u bërë një nga trajnerët më të mira që ka pasur Premierliga angleze.
Pas kësaj, Guardiola foli për herë të parë rreth këtij vendimi.
“Nuk i di fjalët e duhura. I kënaqur, i lumtur, krenar. Ka qenë përvoja e jetës sime, do të thoja, përndryshe nuk do të isha këtu për 10 vjet. Nuk mund të jem më mirënjohës për sasinë e dashurisë dhe përzemërsisë që kam njohur jo vetëm këto ditë, por për shumë vite”, u shpreh Guardiola.
Guardiola, ka arritur të fitojë 20 tituj me Manchester Cityn, mes tyre dhe “Tripletën” në vitin 2023./IndeksOnline/

