10:50 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Guardiola: Kjo çfarë po bën Liverpooli është shqetësuese për Premierligën

Liverpooli ka krijuar distancë 22 pikë ndaj Manchester Cityt në Premierligë.

Skuadra e Klopp ka lëshuar vetëm dy pikë deri tani dhe është rrugës për të thyer çdo rekord në ligën angleze.

Guardiola e sheh si shqetësim këtë, pasi që e kishin kritikuar kur ai grumbulloi 100 pikë.

“Në dy sezonet e fundit, një pronar i Premierligës tha se kjo nuk duhet të ndodhë, pra City t’i fitojë titujt në atë mënyrë, duke i grumbulluar 100 pikë , nuk i bën mirë Premierligës”, tha Guardiola.

“E tani po e bën Liverpooli. Pronari duhet të shqetësohet përsëri”, shtoi ai./Indeksonline