23:52 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Guardiola: Ky lojtar e bëri diferencën

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka analizuar fitoren e marrë kundër Liverpool mbrëmjen e së enjtes: “Ishte një ndeshje e fortë për të dy ekipet dhe ne kemi mundur një skuadër të jashtëzakonshme. Kemi luajtur shumë mirë që nga minuta e parë. Jemi të lumtur për këtë fitore dhe për ngushtimin e diferencave në renditje”, ka thënë trajneri spanjoll.

“Kemi shumë nevojë për Sergio Aguero-n në këto ndeshje, cilësia e tij bën diferencën. Ai e ka bërë këtë gjatë gjithë karrierës së tij dhe ai finalizim ishte i mrekullueshëm. Liverpool nuk pëson gola dhe ne shënuam dy”.

“Nëse do të kishim humbur, do të kishte qenë shumë e vështirë. Por tani jemi katër pikë larg tyre dhe ata janë kryesuesit. Duhet të luftojmë shumë, por kjo fitore na jep shumë besim”, ka përfunduar Guardiola.