15:54 / E Martë, 13 Prill 2021 / Blerim

Guardiola: Ndeshja e parë ishte një test i vërtetë, do kërkojmë fitore

Pep Guardiola ka folur për ndeshjen e nesërme, Borussia Dortmund – Manchester City, e dyta çerekfinale e UEFA Champions League.

Guardiola thotë se skuadra e tij është e gatshme të kaloj në rrethin tjetër, shkruan IndeksOnline

“Ne i dimë kualitetet e skuadrës së Borussia Dortmund. Pas fitores 2 me 1, ne do të luftojmë që të shkojmë përpara edhe pse është një test tejet i vështirë, si ndeshja e parë në Etihad”, ka thënë Guardiola.

Manchester City arriti fitore minimale 2 me 1 ndaj klubit gjerman në ndeshjen e parë. Nesër skuadra e citizen luan nga ora 21:00./IndeksOnline/