20:40 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Guardiola nuk e harron Barcelonën, sonte sytë nga “Camp Nou”

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola u përgjigj në një pyetje rreth ndeshjes së sotme mes Juventusit dhe Ajaxit, fituesi i së cilës do të përballet me Cityn ose Tottenham në gjysmëfinale.

Megjithatë trajneri spanjoll ka thënë se preferon ta shikoj ish-skuadrën e tij, Barcelonën sonte, shkruan Indeksonline.

Me cilin shpirt do ta shikoj Juventus-Ajax? Do të shikoj Barcelonën dhe United. E kush është favorizuar mes Juve dhe Ajaxit, ato janë dy skuadra të mëdha me lojtarë fantastikë, unë me të vërtetë nuk e di“, ka thënë Guardiola.

Manchester City është duke kërkuar për të fituar titullin e parë të Ligës së Kampionëve në histori të tyre. /IndeksOnline/