08:53 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Guardiola: S’ka përfunduar asgjë, ky është Reali

Manchester City ka shënuar fitore të madhe mbrëmë, duke e mposhtur Realin në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1-2.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se ende nuk ka përfunduar asgjë pasi që Reali është skuadër e madhe.

U munduam të vinim këtu e të fitonim dhe ia dolëm. Kjo ishte vetëm pjesa e parë, nëse ka një ekip që di t’i përmbysi këto situata, është Reali“.

Pësuam në momentin tonë më të mirë. Kur ata ishin më mirë, shënuam ne. Ky është futbolli“.

Laporte? Pas pesë muajve i dëmtuar po luante një ndeshje tepër të vështirë që duhet të sakrifikosh shumë nga vetja. Fernandinho hyri dhe bëri shumë mirë. Ky është hapi i parë, nuk ka mbaruar asgjë“. /IndeksOnline/