16:32 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Guardiola pa futbollistin më të mirë kundër Manchester United

Në Manchester do të zhvillohet derbi mes United dhe City këtë të mërkurë në orën 21:00. Një ndeshje tepër delikate për të dyja skuadrat që luajnë për të arritur objektivat e tyre.

Në “Old Trafford” Pep Guardiola do të shkojë pa mesfushorin Kevin De Bruyne, i cili mori një dëmtim në ndeshjen ndaj Tottenham për Premier League. Belgu ka ndjerë dhimbje në gjurin e majtë dhe doli nga fusha që në pjesën e parë, për të mos rrezikuar një dëmtim më të rëndë.

Gjithsesi De Bruyne nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për këtë ndeshje dhe stafi mjekësor nuk ka dashur të rrezikojë lojtarin, që këtë sezon ka qenë i pafat me dëmtimet e tij të njëpasnjëshme.