17:52 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Guardiola “përuron” rregullin e ri, ndëshkohet me karton

Pep Guardiola bëhet trajneri i parë që ndëshkohet me karton të verdhë.

Trajneri i Manchester Cityt u ndëshkua pas rregullave të reja të vendosura nga FIFA, shkruan Indeksonline.

Spanjolli mori karton të verdhë në fund të pjesës së parë për shkak të protestave.

Nga ky sezon, gjyqtarët do të japin kartonë edhe për trajnerët e pa disiplinuar. /IndeksOnline/