75 Mall Live Search
13:06 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / Gj Sh

Guardiola: Sfida më e madhe s’ishte kundër Realit, por ndaj…!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Skuadra angleze u eliminua në 1/8 e finales, ku u mposht nga Real Madridi, me rezultat të përgjithshëm, 5-1, shkruan IndeksOnline.

Por tekniku spanjoll pas ndeshjes ka thënë se sfida më e madhe për të nuk ishte Reali, por përballja me Liverpulin e udhëhequr nga Jurgen Klopp, gjatë çerekfinales së Champions League.

“Sfida më e madhe nuk ishte kundër Realit, ishte kundër Liverpulit.

Beteja kryesore ka qenë kundër Jurgen Klopp. Nuk e keni idenë se si ishte përballja me Liverpulin në ato ndeshje, një përvojë e shkëlqyeshme mësimi për mua”, ka deklaruar Guardiola./IndeksOnline/