12:29 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Guardiola s’po e sheh finalen në Champions që 7 vite, maksimumi gjysëmfinalja

Pep Guardiola nuk po arrinë të shijojë finalen e Ligës së Kampionëve që shtatë vite me radhë. Trajneri spanjoll nuk arriti ta bëjë këtë me Bayernin, por shumë të vështirë do ta ketë edhe me Cityn. Ishte sezoni 2011-2012 hera e fundit që kur Pep u ishte në finalen e Ligës së Kampionëve me Barcelonën.

Me Bayernin tre herë arriti në gjysëmfinale, por në të trija rastet nuk arriti të prekë finalen.

Në 2013-2014, Pep u eliminua nga Bayerni më humbje bindëse në dy ndeshjet. Në edicionin 2014-2015 ishte magjia e Messit që e eliminoi Pepin .

Atletico Madridi më pas në edicionin e radhës arriti ta eliminoi Bayernin e Guardiolës pas dy ndeshjeve.

Vitin e kaluar, Guardiola turëpërisht u eliminua nga Monaco në Champions League.

Dje trajneri spanjoll për të shtatën herë u mposht nga “egjeli” i tij, Jurgen Klopp dhe gjasat për “Remontada” janë minimale kur dihet se çfarë skuadre e fortë është Liverpooli sivjet./Indeksonline.

Temat: