10:39 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / L K

Guardiola: Tani jemi në telashe!

Pep Guardiola nuk e ka shijuar aq shumë fitoren ndaj Zvezdës në Champions League. Lëndimi i Bernardo Silves e ka shqetësuar tej mase trajnerin spanjoll.

Bernardo Silva duhej të largohej nga fusha para pjesës së parë dhe i bashkohet një liste të gjatë të lëndimeve tek City.

Kevin de Bruyne, Jack Grealish, Mateo Kovacic dhe John Stones janë të lënduarit tjerë që shtojnë kokëçarjen tek skuadra e Guardiolës.

“Tani mund të ju them se jemi në telashe. Por nuk duhet të arsyetohemi e të themi se kemi shumë lëndime. Përderisa e kemi këtë mentalitet, është mirë ”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes ndaj skuadrës serbe./Indeksonline/