16:29 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Guardiola tregon çfarë e bën Messin gjeni, jep fakte interesante

Ish-trajneri i Messit, Pep Guardiola ka treguar se çfarë e bënë argjentinasin gjeni.

Guardiola dhe Messi fituan 3 Liga të Kampionëve së bashku me Barcelonën, duke krijuar njërën nga ekipet më të mira në histori.

Dhe gjatë dokumentarit të Amazon Prime This Is Football, Guardiola jep një pamje të detajuar se si funksionon Messi në fushë.

“Ai është gjithmonë kështu,” thotë shefi i Manchester Cityt, duke tundur kokën nga e majta në të djathtë.

“Ai nuk është jashtë lojës. Ai është i përfshirë. Duke lëvizur kokën. Djathtas, majtas, majtas, djathtas.

“Ai e ndjen kush është pika më e dobët e katër mbrojtësve.

“Pas pesë, dhjetë minutash, ai e ka hartën. Ai e di nëse lëviz këtu, këtu, do të kem më shumë hapësirë ​​për të sulmuar.

“Ne jemi bashkëkohës me atë djalë. Kështu që shijojeni. Ai është aq i mirë” – u shpreh Guardiola./Indeksonline/