16:58 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Guardiola tregon se a do të bëj transfere City në janar

Pep Guardiola është përgjigjur nëse Manchester City mund të bëjë transfere në janar.

Trajneri spanjoll ka deklaruar se City nuk është skuadër që synon të përforcohet për 6 muaj.

“Zakonisht nëse e merrni një lojtar, atë duhet ta mendoni për 5-6 vite në skuadër. Dhe kjo nuk ndodhë në janar. Ne jemi të kënaqur me fondin e lojtarëve që kemi. Klubet e mëdha nuk synojnë të përforcohen për 6 muaj” ka thënë Guardiola.

I pyetur se në çfarë pozicioni do të donte të ishte sa i përket presionit, Pep ka thënë se do të donte të ishte në anën e Liverpoolit./Indeksonline/