20:50 / E Premte, 23 Tetor 2020 / Blerim

Guardiola tregon se cilët futbollistë i ka gati nesër ndaj West Hamit

Skuadra  e Man Cityt po përballet me mungesë të ftubollistëve, kjo si shkak i lëndimeve të shumta.


Por, ishte vet tekniku Pep Guardiola që zbuloi se disa prej futbollistëve të tij po rikthehen, shkruan IndeksOnline

Tekniku spanjoll thotë se Kevin De Bruyne, Laporte dhe Ake do të jenë të gatshëm ndaj West Hamit të shunën me fillim nga ora 13:30.
Ndërkaq, Fernandinho pritet t’i mungojë Cityt edhe një muaj.

“Po, disa prej tyre do të përfshihen, disa prej tyre jo. Ju do ta mësoni nesër këtë.”

“Ata duan të krijojnë gara të reja, por vetëm dy ose tre javë në vit na bie për të pushuar. Kjo është situata e çmendur për lojtarët”, tha Guardiola.

Me këtë Guardiola e konfirmon se është kundër themelimit të  Superligës së Evropës.