22:54 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Guardiola triumfon ndaj Klopp, City tregon “dhëmbët”

Manchester City ka mposhtur Liverpoolin në kryendeshjën e xhiros së 21-të të Premierligës angleze, duke shënuar një fitore me rezultat 2-1.

Kjo ndeshje ashtu sic pritej prodhoi mjaft lojë të bukur nga të dyjat ekipet, por në fund triumfues doli ekipi i Pep Guardiolës.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 40′, ku shënoi ylli argjentinas Aguero, për të përmbyllur pjesën e parë me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Liverpool barazoi rezultatin me golin e Firminos, më saktësisht në minutën e 64′.

Megjithatë, City rikthej sërish epërsinë pas tetë minutash lojë, pas një goli të bukur të Lero Sane. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar.

Vendasit kishin edhe dy raste fantastike për shënim, por dështuan Aguero dhe Sterling.

Vlen të theksohet që Xherdan Shaqiri u inkuadrua në minutën e 77′ të ndeshjes duke zëvendësuar senegalezin Mane, por nuk la gjurmë në këtë ndeshje.

Liverpool tani numëron 54 pikë, vetëm katër pikë më pak se Manchester City të cilët tani kanë 50 pikë dhe gjinden në vendin e dytë. /IndeksOnline/