75 Mall Live Search
13:07 / E Martë, 24 Qershor 2025 / S Z

Gucati viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Nuk do të ketë kurrë drejtësi të plotë pa drejtësi për UÇK-në

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hysni Gucati, ka qendruar sot për vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ka takuar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

Guncati ka thënë se beteja e tyre nuk është vetëm personale, por një sfidë për dinjitetin dhe drejtësinë e gjithë luftës çlirimtare.

“Përmes kësaj vizite, Gucati ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm të OVL UÇK-së për luftëtarët e lirisë që po përballen me një proces të padrejtë dhe politik. Ai ka theksuar se beteja e tyre nuk është vetëm personale, por një sfidë për dinjitetin dhe drejtësinë e gjithë luftës çlirimtare. Nuk do të ketë kurrë drejtësi të plotë pa drejtësi për UÇK-në. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, dhe kjo e vërtetë nuk shuhet kurrë”, ka thënë Guncati./Indeksonline/