Guler pritej të debutonte nesër për Realin, por sot u lëndua përsëri!
Pasi Ancelotti njoftoi se Arda Güler ishte në dispozicion për të luajtur nesër ndeshjen e parë debutuese ndaj Las Palmas, ka një lajm tjetër zhgënjyes për turkun.
Guler ka pësuar lëndim të ri në stërvitjen e sotme.
Ai ka pësuar një dëmtim në pjesën e majtë të femorisit, i cili do ta nxjerrë jashtë fushave për tre javë.
Lojtari ka njoftuar mjekët për dhimbjen në këmbë dhe pas analizave është konfirmuar dëmtimi./Indeksonline/