13:10 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gwyneth Paltrow tregon sekretin e një martese të lumtur

Gwyneth Paltroë kurorëzoj dashurinë e saj me martesë me Brad Falchuk në vitin 2018.

Dhe tani ajo ka treguar sekretin e martesë së saj të shëndetshme, transmeton Indeksonline.

Aktorja 46 vjeçare në një intervistë për ‘The Sunday Times’ ja treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk jetojnë së bashku.

Sipas aktores ajo dhe Falchuk kalojnë vetëm 4 ditë në javë së bashku në shtëpinë e saj dhe tri të tjera ata qëndrojnë ndaras.

“Të gjithë miqtë e mi që janë të martuar mendojnë se mënyra që unë jetojë është ideale dhe ne nuk duhet ta ndryshojmë atë”, u shpreh Gwyneth.

Edhe pse këtë mënyrë të jetesës shumë kush e ka kundërshtua kjo si duket po funksionon për mrekulli për çiftin./Indeksonline/