20:06 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gypin e ujësjellësit s’ka kush ta ndreqë, prishet edhe asfalti (Foto)

Mos rregullimi i gypit të ujit tash e tri javë ka bërë që uji të vazhdojë të rrjedhë në rrugën në hyrje të Istogut, duke dëmtuar asfaltin.

Rruga në trekëndëshin që çon drejt qendrës dhe spitalit është dëmtuar për shkak të rrjedhjes së ujit nga gypi i ujësjellësit, të cilin deri më tash askush nga organet kompetente nuk ka gjetur kohë për ta rregulluar.