75 Mall Live Search
10:20 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / Gj Sh

Haaland: Dy vjet pa trofun e Premierlgës, por duket sikur ka kaluar një përjetësi

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka reaguar pasi nuk arriti as këtë vit të fitonte trofeun i Premierligës.

Norvegjezi tha se kanë kaluar dy vjet, që nuk kanë fituar Premierligën, por duket sikur ka kaluar një përjetësi, shkruan IndeksOnline.

Ai bëri thirrje të gjithë futbollistëve të Manchester Cityt që do të jenë pjesë sezonin e ardhshëm, që të jenë të zemëruar dhe këtë ta përdorin si motivim për të arritur te ky trofe.

“I gjithë klubi duhet ta përdorë këtë si motivim tani. Duhet të jemi të zemëruar, duhet ta ndiejmë zjarrin brenda vetes, sepse kjo nuk është mjaftueshëm e mirë.

Kanë kaluar tashmë dy vjet pa fituar Premier League-n, dhe duket sikur ka kaluar një përjetësi. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, të gjithë ata që do të jenë këtu sezonin e ardhshëm, për ta fituar ligën”, ka thënë Erling Haaland./IndeksOnline/