13:58 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / Gj. Sh

Haaland fiton edhe një çmim të rëndësishëm

Erling Haaland ka fituar çmimin e futbollistit më të mië të sezonit në Premierligën angleze.

Sulmuesi norvegjez u shpall më i miri nga votat e publikut si dhe nga 20 kapitenët e skuadrave të kampionatit anglez, shkruan IndeksOnline.

Ky çmim vjen pak ditë pasi ai fitoi çmimin “Futbollistin e Vitit” nga Shoqata e gazetarëve sportiv anglezë.

Haaland ka shkëlqyr qysh në sezonin e parë me fanellën e Manchester Cityt, ku ka shënuar 36 gola në 35 ndeshje këtë sezon.

Sulmuesi norvegjez ka thyer rekordin e mëparshëm në Premierligën angleze, ku Andy Cole dhe Alan Shearer mbanin rekordin e golashenuesit më të mirë më 34 gola secili./IndeksOnline/