19:33 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / Gj. Sh

Haaland fiton garën e parë kundër Messit, shpërblehet edhe Guardiola

Erling Haaland është shpallur futbollisti i vitit nga UEFA.

Sulmuesi norvegjez në garë për këtë çmim ishte së bashku me Lionel Messin dhe Kevin De Bruyne, shkruan IndeksOnline.

Haaland kishte një sezon fantastik me Manchester City, ku shënoi 52 gola dhe bëri 9 asistime në 53 ndeshje zyrtare.

Në ceremonin e cila u mbajt në Montecarlo, u nda edhe çmimi i trajnerit të vitit, i cili i takoi trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Ai në garë për këtë çmim ishte së bashku me Simone Inzaghin e Interit dhe Luciaon Spalletin e Napolit./IndeksOnline/