23:11 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / Gj. Sh

Haaland lumturon disa adoleshentë në Marbella të Spanjës (VIDEO)

Erling Haaland e ka të vështirë ta “harrojë” futbollin edhe kur është me pushime. Gjiganti norvegjez është filmuar në plazhet e Mabellas duke xhongluar topin në prani të disa adoleshentëve, të cilët as në ëndërr nuk do ta kishin besuar se do të luanin me “yllin” e City-t.

21-vjeçari po shijon pushimet pas e përfundoi sezonin me 29 gola të shënuar në 30 ndeshje për Borussian e Dortmundit. Gjithashtu ndihmoi Norvegjinë të kryesojë grupin e saj në Nations League.

Haaland do të prezantohet te Manchester City javën e ardhshme. Ai ka firmosur kontratë pesëvjeçare me kampionët në fuqi.