Haaland një makineri golash te Dortmundi, Muriqi për pak sa nuk e bën sefte te Lazio

Borusia Dortmund ka mposhtur Club Bruggen me rezultat 3-0 në ndeshjen e grupit F të Ligës së Kampionëve.
Dy gola për gjermanët i shënoi Erling Haaland (18’ dhe 60’) dhe një tjetër e shënoi Sancho në fund të pjesës së parë.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Lazio mposhti Zenitin me rezultat 3-1, shkruan Indeksonline.
Dy gola për Lazion i realizoi Ciro Immobile (3’ dhe 55’) derisa një tjetër e realizoi Parolo në minutën e 22-të.
Golin e vetëm për rusët e realizoi Dzyuba në minutën e 25-të.
10 minuta në dispozicion i kishte edhe Vedat Muriqi. Sulmuesi kosovar kishte një rast shumë të mirë shënimi por gjuajtjen e tij e priti portieri.

Dortmund është në vendin e parë në grup me 9 pikë një më shumë se Lazio që është ndjekësi i parë. /IndeksOnline/