75 Mall Live Search
08:16 / E Shtunë, 11 Korrik 2026 / Gj Sh

Haaland thotë se ndeshja me Anglinë është e veçantë për të

Sonte Anglia do të përballet me Norvegjinë, në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Një prej sulmusve më të mirë në botë, Erling Haaland ka folur para kësaj përballje spektakolare, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi norvegjez i cili luan te Manchester City, thotë se ndeshja ndaj Anglisë është e veçantë për të, pasi ai ka lindur atje.

“Për mua është jashtëzakonisht e veçantë, sepse luaj në Angli dhe kam lindur në Angli.

Mendoj se të gjithë duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, por njëkohësisht duhet të kemi besim se do të kalojmë më tej. Patjetër”, ka deklaruar Erling Haaland./IndeksOnline/