22:00 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / AR

Habit aktorja e famshme, thotë se nuk e dinte se do të martohej ditën e saj të dasmës

Fansat e Salma Hayek Pinault ndoshta e dinë se ajo ka bërë një dasmë modeste në gjykatë, kur u martua me François-Henri Pinault në vitin 2009, por mesa duket aktorja as nuk e ka ditur se do të martohej në atë ditë!

Gjatë intervistës së saj në kopertinën e Glamour, Hayek Pinault, 56 vjeç, zbuloi se dasma e saj në ditën e Shën Valentinit ’09, me biznesmenin francez François-Henri Pinault, 60 vjeç, ishte një surprizë për të.

 “Unë as nuk e dija se do të martohesha atë ditë. Nuk mendoj se e kam treguar ndonjëherë këtë histori. Thjesht më çuan në gjykatë. Prindërit e mi, vëllai im, të gjithë po më shtynin. Unë kisha një fobi ndaj martesës.”

Pavarësisht shtysës që aktores i duhej për celebrimin, martesa e saj është më e fortë se kurrë edhe pas 14 vjetësh.

Dyshja ka një vajzë 15-vjeçare, Valentina Paloma, ndërsa François-Henri Pinault  ka gjithashtu tre fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme.

“Unë u martova me një burrë që është shumë mbështetës. Ai pa gjëra tek unë, që nuk i kam parë te vetja ime.”

Por, si ia bën çifti që gjërat mes tyre të mos bëhen të mërzitshme edhe një dekadë më vonë?

Aktorja thotë se “të jeni të mërzitshëm ëshë e nënvlerësuar”.

“Nuk e kuptoja këtë për një kohë të gjatë, por është krejtësisht në rregull që të mos bësh asgjë me partnerin dhe thjesht të jeni bashkë. Ndonjëherë, ndarja e një hapësire bashkë me një filxhan çaj është mëse e mjaftueshme. Janë gjëra të vogla, të thjeshta.”