15:30 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / AR

Habit Elon Musk: Nuk kam bërë seks prej vitesh

Elon Musk ka habitur me deklaratën e tij teksa ka mohuar pretendimet se ai kishte një lidhje me gruan e bashkëthemeluesit të Google Sergey Brin në dhjetorin e kaluar, dhe se ishte arsyeja e divorcit të çiftit.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë dhe Sergey jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë! Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herë me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”- u shpreh Musk.

Më pas ai dha një informacion pak më intim, duke pohuar: “As nuk kam bërë seks prej shumë vitesh”- tipike kjo e Musk.

Musk gjithashtu u bëri thirrje ndjekësve të tij që të kritikojnë shtypin.

“WSJ supozohet të ketë një standard të lartë për gazetarinë dhe, për momentin, ata janë shumë poshtë. WSJ duhet të transmetojë histori që në fakt kanë rëndësi për lexuesit e tyre dhe të kenë bazë të qëndrueshme faktike, jo thashetheme të rastësishme të palëve të treta,” shtoi ai.