16:20 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / AR

Habiti të gjithë! Zbulohet me kë shkëmbente mesazhe Beatrix gjatë spektaklit

Mbrëmë Trixa ka marrë vëmendje me paraqitjen e saj në ‘BBV”.

Gjatë gjithë kohës ajo është parë me telefon në dorë, e cila incizonte disa pejsë interesante, shrkuan Indeksonline.

Të gjithë ishin kuriozë të dinë se me kë kishte shkëmbyer mesazhe në ato momente.

Me një postim në llogarinë e saj, Trixa zbuloi se ka folur me vëllain, duke shuar kureshtjen e madhe.

“Vriti me butësi”, shkroi Albani, teksa Trixa u përgjigj:

Ai është shoku im më i mirë përgjithmonë. Është gjysma ime më e mirë, më bën më të fortë, më shtyn të jem versioni më i mirë i vetes. Nuk e di ku do të isha pa ty. Ai më ka ndihmuar të shoh përtej errësirës, gjithmonë duke më udhëhequr se ku kam nevojë të jem dhe jam përherë falenderuese që e kam në jetën time. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dashurinë që ndajmë. Jam shumë falenderuese për ty”, ka shkruar Beatrix./Indeksonline/