07:58 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Hadërgjonaj: E merituam fitoren ndaj Qipros, mund të shënonim 9 gola

Kosova ka arritur një fitore të thellë ndaj Qipros.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 5 me 1.

Ishte një paraqitje fantastike e futbollistëve kosovarë, të cilët shkëlqyen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Florent Hadërgjonaj ka folur pas këtij takimi.

“Caku ka qenë të përfundojmë në vend të dytë.Merituam fitoren, i kënaqëm tifozët. S’më paska ra në sy golat në fund. Të pengon goli në fund, por edhe ne patëm shumë mundësi. Rezultati mund të ishte 8 ose 9 – 0”, përfundoi ai.