75 Mall Live Search
22:05 / E Martë, 02 Qershor 2026 / MSH1

Hadergjonaj falënderues për mikpritjen: Isniq, t’u rritë nera

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Hadergjonaj, ka falënderuar Isniqin e Deçanit, për mikpritjen.

Në një postim duke shpërndarë atmosferën që mbizotëroi në tubim, Hadergjonaj tha se Isniqi është vend tejet i veçantë për të, shkruan IndeksOnline.

“Si nip i Isniqit, e ndjej këtë vend jo me fjalë, por me zemër.

Isniqi ka qenë gjithmonë vend i besës, i nderit, i dijes dhe i pushkës. Dhe kur vjen momenti i vërtetë, ai gjithmonë e thotë fjalën e tij pa shumë zhurmë, por me peshë” shkroi ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Isniq, t’u rritë nera

Sot u ktheva në një vend që është tejet i veçantë për mua — është kujtim që merr frymë, është rrënjë që nuk shkulet.

Takimi me banorët e Isniqit ishte më shumë se pritje. Ishte ndjesi e shtëpisë, e afërsisë, e një lidhjeje që nuk ka nevojë për shpjegim.

Si nip i Isniqit, e ndjej këtë vend jo me fjalë, por me zemër.

Isniqi ka qenë gjithmonë vend i besës, i nderit, i dijes dhe i pushkës. Dhe kur vjen momenti i vërtetë, ai gjithmonë e thotë fjalën e tij pa shumë zhurmë, por me peshë.

Edhe kësaj radhe do të veprojë njëjtë. Do ta votojë LDK-në.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen. Ju jam mirënjohës përjetë.

Bashkohu

#ldk113