22:23 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Hadërgjonaj i gatshëm për sfidën e parë me ekipin e ri

Florent Hadërgjonaj ka ndërruar ambient këtë afat kalimtar.

Ai ka kaluar në formë huazimi nga Huddersfield te ekipi i Superligës turke, Kasimpasa, shkruan Indeksonline.

Hadërgjonaj do të qëndrojë atje deri në fund të sezonit dhe do të përpiqet ta shpëtojë ekipin nga rënia nga liga.

“Stërvitja e parë me klubi e ri, nesër na pret një ndeshje e rëndësihme. Forca Kasimpasa” – shkroi Hadërgjonaj në profilin e tij zyrtar në Facebook./Indeksonline/