12:27 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / A. A

Hadërgjonaj: Ishte një vit i tmerrshëm, duam ta harrojmë sa më shpejtë

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj është shprehur i kënaqur me fitoren 1-0 ndaj Moldavisë, pasi kjo sipas tij do të ngrisë moralin e ekipit.

Megjithatë djaloshi nga Deçani thotë se viti 2020 duhet të harrohet sa më shpejtë.

“Ishte një vit i tmerrshëm që duam ta harrojmë sa më shpejtë. Mirë që fituam, pasi na shërben për ta ngritur moralin dhe entuziasmin. Tani shpresojmë të vazhdojmë me fitore. Faleminderit të gjithve për për mbështetjen e madhe që na keni dhënë” ka shkruar Hadërgjonaj në profilin e tij në Facebook.

Pas 3 javësh, Kosova do të kuptojë edhe kundërshtarët për kualifikimet e kampionatit botëror ‘Katari 2022’. Shorti do të hidhet në Cyrih të Zvicrës.

/Indeksonline/