17:54 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / Gj. Sh

Hadergjonaj shënon gol për Kasimpasan (VIDEO)

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj, ka shënuar gol në kampionatin turk me skuadrën e Kasimpasas.

28-vjeçari shënoi golin e parë në fitoren e Kasimpas me rezultat 2-1 kundër Ümraniyespor, shkruan IndeksOnline.

Hadergjonaj u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 36-të.

Ky ishte goli i dytë i tij këtë sezon në kampionatin turk./IndeksOnline/