21:50 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hahn flet për votimin e Referendumit në Maqedoni, fton liderët partiak të respektojnë këtë vendim

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn është deklaruar për votimin e sotëm të Referendumit në Maqedoni.

Hahn ka vlerësuar se votat pro në Referendum janë shumë të rëndësishme dhe se me këtë jepet përkrahje e marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit të shtetit maqedon, transmeton Indeksonline.

“Ju uroj atyre që votuan sot në referendumin konsultativ dhe shfrytëzuan liritë e tyre demokratike euroatlantike të vendit. Tash, pres të gjithë liderët partiak të respektojnë këtë vendim dhe ta zbatojnë me përgjegjësi të madhe”,ka shkruar Hahn në Twitter.

Ndryshe pritet brenda pak orëve të dalin edhe rezultatet përfundimtare për votimin e marrëveshjes së Maqedonisë me Greqinë për ndryshimin e emrit në Maqedonia veriore./Indeksonline/