18:20 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hahn ia ”zgjatë veshët” popullit kosovar, tregon se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave

Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn i është adresuar pyetjeve të gazetarëve pas takimit me liderët e Kosovës.

Ndër pyetjet më të shpeshta të gazetarëve ishin për vizat, ku ai thotë se Kosova duhet të ketë durim.

”Të keni durim që ta marrim pëlqimin e 27 vendeve anëtare, pasi që këto janë rregullat e BE-së”.

‘Të jemi të sigurtë se do ta bëjmë më të mirën dhe shpresoj se do të arrijmë deri te kjo pikë së shpejti, por nuk është diçka që arrihet për një ditë”.

”Të gjithë jemi të përkushtuar dhe të bindur për këtë”.

”Jemi të përkushtuar për prespektivën evropiane të Kosovës dhe ne jemi të gatshëm ta luajmë rolin tonë për ta parë se çfarë mund të arrihet në prespektivën afat-mesme dhe afat-gjatë”, u shpreh Hahn.

Tutje, Hahn u pyet se pse nuk u liberalizuan vizat pasi kaloi demarkacioni me Malin e Zi – dhe përgjigjja e tij ishte konkrete.

”Puna është kryer nga Kosova kur është marrë ky vendim, pastaj ishte radha jonë që ta implementojmë këtë, ku edhe kemi dhënë raportin pzotiv”.

”Dhe tash çështja i takon Këshillit Evropian, ku do të merret vendimi dhe kam besim se në vitin 2020 do të ndodhë, por ndoshta edhe më herët”, vazhdoi Hahn.

Për fund, Hahn është pyetur edhe për një çështje mjaft aktuale, e cila është tarifa 100% e vendosur nga Qeveria Haradinaj ndaj Serbisë për importimin e mallrave serbe.

Saktësisht, Hahn ishte pyetur se a është e mundur që Haradinaj ta largojë tarifën pasi që Serbia ta njohë Kosovën, dhe Komisioneri evropian tha se ka mundësi të ndryshme.

”Ka mundësi të ndryshme, besoj se është më efektive që të fokusohemi te çështjet e tregtisë dhe se të gjithë duhet të kemi interes për të vazhduar me dialogun”.

”Siç e thash, e kuptoj plotësisht gjendjen dhe e kuptoj se cilat janë pasojat – ka të bëjë me mënyrën se si tregu përgjigjet ndaj këtyre tarifave”.

”E kam ofru gatishmërinë tonë për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes, por varet nga Kosova dhe Serbia”, përfundoi Hahn./IndeksOnline/