08:44 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Çfarë refuzimi i bëri dje Vuçiqi komisioniarit Hahn?

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në takimin dyorësh me Komisionarin Johannes Hahn që e pati të hënën në Beograd refuzoi ultimatumin për palën serbe duhet të bëjë diçka që Prishtina të kthehet në tryezën e bisedimeve.

Kështu shkruan gazeta beogradase Blic në numrin e sotëm.

“Vuçiq në mënyrë të vendosur ka deklaruar se nuk ka kthim në bisedime deri në vendimin për taksat për mallrat nga Serbia të tërhiqet. Ai tha: “Vetëm atëherë ne mund të flasim”, raporton gazeta.

Poashtu thuhet se në takim kreu i shtetit serb ia ka treguar marrëveshjen e Brukselit Hahnit dhe e ka pyetur atë se çfarë saktësisht Serbia në këtë dokument nuk ka përmbushur kur bëhet fjalë për energjinë dhe kur është fjala për të gjitha fushat e tjera, i ka thënë Blicit një burim që kishte detaje të takimit.

Në shkrim theksohet se Hahn në takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se taksat janë të papranueshme dhe se “Prishtina do të vuajë pasoja të rënda për shkak të tyre”, transmeton Klani.

Komisioneri tha se ishte shumë i zemëruar që autoritetet kosovare që nuk e respektojnë marrëveshjen dhe se që po bëjnëgjithçka krye në vete, transmeton Klan Kosova.

Hahn ka kërkuar dje nga pala kosovare heqjen e taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia.

Komisioneri Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, ka konfirmuar gjithashtu në Prishtinë se çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët, nuk do të ndodhë këtë vit por ka përmendur vitin 2020 si datë potenciale të heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.