18:07 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hahn: Jemi të zgjënjyer me taksën ndaj Serbisë, urojmë të hiqet në kohën e duhur

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se me përfaqësuesit e Serbisë dhe të Kosovës ka diskutuar për gjendjen aktuale.

“E kemi diskutuar gjendjen aktuale, por pikë së pari deshta t’i sigurojë të gjithë se jemi duke punuar shumë në perspektivën evropiane. Një prej kritereve kyçe është të zgjidhen të gjitha çështjet bilaterale, për këtë është e rëndësishme të fokusohemi në dialogun me Serbinë dhe të punohet në të gjitha reformat e nevojshme. Deri më tani kemi shpenzuar 100 milionë euro në vit që nga viti 2007, në total janë 2.7 miliardë euro që janë dhënë për përkrahje dhe zhvillimin shoqëëror e politik në Kosovë”, ka theksuar Hahn, transmeton Indekosnline.

Sipas tij, Kosova ka kontribuar në shumë fusha në zonën ekonomike rajonale.

“Anëtarësimi në BE, në një treg të vetëm nuk ka tarifa doganore, ne të gjithë kemi qenë të befasuar dhe të zhgënjyer kur u vunë këto tarifa doganore së pari 10% pastaj 100% kjo nuk duhet të mbetet në fuqi, duhet të fokusohemi në fusha tjera . Jemi në dijeni për vështirësitë aktuale ka levërdi, ka nevojë që të dyja anët t’i adresojnë këto dhe t’i zgjedhin këto problem”, ka vlerësuar tutje ai.

Komisioneri Hahn ka bërë me dije se ka bërë thirrje që këto çështje të zgjidhen në kohën e duhur.

“Kam propozuar që të fokusohemi në zgjidhjen e çdo gjëjë që ka të bëjë me tregtinë nëpërmjet dy shteteve, për të arritur atë që duhet të arrijmë, më shumë vend punë, garancione dhe mundësi të reja gjithcka. Tani që rajoni po ballafaqohet me ikjen e trurit, ku të rinjtë e arsimuarit mirëpo mundohen të largohen nga vendi pqër shkak të mungesës ekonomike, duke e shtyrë ekonoiminë përpara, kjo mund të bëhet duke u nisur nga rajoni”, theksoi Hahn.

“Kam ofruar që të fokusohemi, në mënyrë specifike në adresimin e gjitha këtyre që kanë të bëjnë me tregtinë, nëse e vendosim një forum të veçantë, do të përpiqemi t’i zgjidhim sa më shpejt që te kontribuojmë në dialogun që është shumë i rëndësishëm”, shtoi ai.